Vdes ish-presidenti i SC Gjilanit

Ka ndërruar jetë në mëngjesin e së mërkurës ish-presidenti dhe donatori i SC Gjilanit Shukri Sylejmani.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i SC Gjilanit nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook” ku edhe i kanë shprehur ngushëllime familjes Sylejmani.

Postimi plotë i SC Gjilanit:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin se në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë ish presidenti i klubit tonë, Shukri Sylejmani.

Ish presidenti i klubit tonë, tashmë i ndjeri, Shukri Sylejmani, do të mbahet gjatë në mend për të gjitha sakrificat e bëra për klubin e Gjilanit dhe futbollit e sportit vendor në përgjithësi me kontributin e tij, ku në vitet e vështira të pasluftës, ai, dha gjithçka për skuadrën e Gjilanit dhe futbollit tonë.

Presidenti, bordi drejtues dhe e gjithë skuadra e Gjilanit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta për humbjen e më të dashurit të tyre.

Prehu në paqe, President Shukri Syljemani.

Sport Club “Gjilani”