Klubi i Ballkanit ka njoftuar se ish-futbollisti i këtij ekipi ka vdekur sot. Bëhet fjalë për ish-futbollistin Fejzullah Berisha.
Me anë të një postimi në Facebook, Ballkani ka njoftuar se sot ka vdekur ish-futbollisti i ekipit, Fejzullah Berisha.
“Fejzullah Beçir Berisha do të përkujtohet përherë me respekt nga qytetarët e Suharekës për kontributin e tij ndër vite në lëmin e sportit”.
Klubi i ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit për vdekjen e tij.
Më poshtë postimi i plotë i klubit.







