Agim Okrashtica

Vdes invalidi i luftës së UÇK-së, Agim Okrashtica

Është ndarë nga jeta luftëtari, invalidi i luftës së UÇK-së, Agim Okrashtica i cili ishte edhe sekretar SHIL të UÇK -së dega në Drenas.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së.

“Të nderuara Familje të Dëshmorëve ,Invalid dhe Veteranë të Luftës së UÇK-së.  Ju njoftojmë se sot me dt.04.03.2024, është nda nga jeta luftëtari, invalidi i luftës së UÇK-së, Agim Okrashtica i cili ishte edhe sekretar SHIL të UÇK -së dega në Drenas. Varrimi bëhet sot me dt.04.03.2024,në ora 15:00, në vendlindjen e tij në Gllobar të Drenasit.

SHIL-UÇK u shprehë ngushëllime familjes Okrashtica dhe gjithë bashkëluftëtarëve”, thuhet në njoftim.