Vdes ikona e tifozërisë deçanase, Rasim Selmanaj e kujton me fjalë prekëse

Ka vdekur sot në moshën 55 vjeçare, Gani Dautaj nga fshati Carrabreg i Epërm i Deçanit. Ganiu, të cilin e kanë njohur të gjithë në këtë komunë, është shquar për karakterin e tij dhe mënyrën se si e ka përkrahur klubin e futbollit “KF Deçani”.

E njeriu që ka punuar gjatë më të, ish kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj, e ka kujtuar atë më fjalë prekëse.

Në postimin e Selmanajt theksohet angazhimi i Dautaj në organizimet e hershme sportive në Deçan që nga vitet e 90-ta.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Ganiun e njohim i gjithë qyteti i Deçanit. Ai ishte i veçantë në jetën e tij. Personalisht e njoha që prej viteve 90-ta, në organizimet sportive. Ai ishte kudo me zërin e tij, ishte i zjarrtë në përkrahje të KF “Deçani”!

ATY ku luante Deçani, në shi e në borë, aty ishte Ganiu me daullën dhe zërin e tij gjithmonë në përkrahje të klubit të tij të zemrës!

Do të kujtojmë gjithmonë, sepse ishe i veçantë.

Shpirti yt u preht në paqe, miku ynë i thjeshtë, e i dashur!

Bashkëndjejmë dhembjen me familjen dhe sportistët deçanas!

Klubi i Deçanit të mbanë në zemër!

RS