Vdes i riu Ermal Delija, i riu që u rrah deri në gjendje kome në Mitrovicë

I riu Ermal Delija nga Mitrovica ishte rrahur nga disa të rinj para disa muajsh saqë i ishin shkaktuar lëndime të përmasave ku kishte qëndruar disa javë në gjendje kome.

Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.

Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Ndërsa Ditori merr vesh se Ermal Delija ka ndërruar jetë para pak minutash në spital.

May be an image of 1 person