Vdes edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës nga koronavirusi

Ka vdekur sot zyrtari policor i Kosovës me prejardhje nga Peja, Ali Çelaj. I ndjeri ishte i infektuar me koronavirus.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, Çelaj ka qenë i infektuar me virusin Covid-19.

Ndryshe, deri tashmë rreth 3 pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.