Një person ka vdekur në Shqipëri ku po trajtohej, pas një aksidenti që kishte ndodhur në autostradën “Arben Xhaferi”, më konkretisht në Lipjan.
Lajmi është konfirmuar nga policia përmes raportit 24 orësh, ku mes tjerash thuhet se trupi është sjellur në Kosovë.
“Autostrada Arben Xhaferi, Lipjan-Prishtinë Km-1, 29.08.2020–17:55. Me 13.09.2020 është raportuar se i lënduari mashkull kosovar cili ishte duke u trajtuar në Shqipëri, ka ndërruar jetë dhe është sjellë në Kosovë nga familjarët e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë duhet të dërgohet në IML për obduksion.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndryshe, aksidenti në fjalë ka ndodhur rreth dy javë më parë dhe si pasojë kishte vdekur edhe një person tjetër.







