Ka vdekur në moshë të re, Haxhi Korenica, një nga emrat më të njohur të sportit në qytetin e Rahovecit, njëherit babai i futbollistit kosovar, Meriton Korenica.

Lajmin e ka bërë ditur Meriton Korenica përmes një postimi në rrjetin social Facebook, raporton Ballkani.info.

“Të ALLAHUT jemi dhe tek ai do të kthehemi! Me pikëllim të thellë në zemrat tona, njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë e dashamirët, se mbrëmë më datë 19 Shtator 2024, ndërroi jetë babai dhe familjari, më i dashuri jonë, Haxhi Korenica”, ka shkruar ai.

Korenica ka njoftuar se varrimi bëhet sot (Premte), pas Namazit të Ikindisë në qytetin e Rahovecit. /Ballkani.info/