Vdes arbitri i parë kosovar i FIFA-s, kryeministri i shpreh ngushëllime familjarëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e arbitrit kosovar, Shinasi Berisha.

Haradinaj ka thënë se lajmi për vdekjen e arbitrit të parë kosovar të FIFA-s është i hidhur, duke e cilësuar Berishën si njeri që e lartësoi sportin kosovar përgjatë tërë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

“Berisha nuk reshti së punuari edhe pas çlirimit të Kosovës, në përgatitjen e gjyqtarëve të rinj të futbollit”, ka shkuar Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Kryeministri i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit. /Ballkani.info

Postimi i plotë i Haradinajt: