Vdes 40 vjeçari nga Prishtina i cili ra nga 6 metra lartësi

Ka ndërruar jetë punëtori i cili ka rënë nga një lartësi prej 6 metrash në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, mashkull, rreth 40 vjeç, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5- 6 metrash. Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin. Rreth orës 16:00 nga QKUK jemi njoftuar se i lënduari ka ndërruar jetë”, tha Ahmeti.