Shqipëri

Vdes 35 vjeçari në Tiranë, dyshohet për vrasje, policia ka një tjetër version

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e kësaj të premteje në një fshat të Tiranës.

Një 35-vjeçar u vra nga një tjetër person me sende të forta në fshatin Zallbastar.

Viktima është Arben Gjeci 35-vjeç.

Mjekët shprehen se 35-vjeçari është goditur në kokë, ndërsa sipas policisë ka rënë nga një lartësi.

Dyshohet se ngjarja ka si motiv pasionin pasi viktima dyshohet se kishte lidhje me bashkëshorten e autorit.

Sipas burimeve të policisë për A2 ngjarja ndodhi kur 35-vjeçari u takua me bashkëshorten e autorit. Në këtë moment ai u godit disa herë me sende të forta duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Për këtë policia ka shoqëruar disa persona, mes tyre dhe autorin e dyshuar.