Vdes 26-vjeçari pasi u aksidentua me motor

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Kallm i Vogël të Fierit në Shqipëri.

Sipas policisë, rreth orës 20:15, 26-vjeçari me inicialet A. B., duke drejtuar motorin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

26-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur derisa po dërgohej për në Spitalin e Fierit.