Vdes 25-vjeçarja, u hodh nga ballkoni në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës ku një 25-vjeçare është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. E reja ka humbur jetën në vend.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /lapsi.al