Vdes 10 vjeçarja me sëmundjen e rrallë, me trupin e plakur të një 80-vjeçareje

Një vajzë e vogël trupi i së cilës i ngjante asaj të një 80-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rrallë, tragjikisht ka ndërruar jetë.

Rasti i ukrainases Iryna ‘Irochka’ Khimich është krahasuar me personazhin e trilluar të filmit  “Benjamin Button” me aktorin Brad Pitt, i cili lind si një burrë i vjetër dhe jo me trupi e një bebeje.

10-vjeçarja tragjike Khimich ishte një artiste e talentuar që shiste pikturat e saj për të financuar trajtimin e mëtejshëm mjekësor në SHBA, dhe po planifikonte të hapte një ekspozitë në Francë kur papritur ndërroi jetë.

Iryna Khimich, vuante nga progeria, një gjendje e rrallë gjenetike që i bën fëmijët të plaken me shpejtësi të madhe.

Ajo ishte fëmija i vetëm që vuante nga kjo sëmundje në vendin e saj.

Nëna e saj zemërthyer Dina, 39 vjeçe, njoftoi dje në rrjetet sociale: “Irochka ka vdekur. Zemra e saj ndaloi dje. Më vjen keq Rreze Dielli, nuk mundëm të të shpëtonim këtë herë”.

Doktorët thonin se trupi i saj plakej çdo vit sa për thuajse një dekadë.

Biznesmeni ukrainas Andrey Zdesenko, i cili kishte ndihmuar për trajtimin e saj shkruante: “Irochka Khimich ka shkuar në qiell.

“Një vajzë unike, e dobët dhe e talentuar, e cila luftoi me guxim për dhjetë vjet me sëmundjen e rrallë e të progeria.

“Ajo kishte kaq shumë dritë, dashuri dhe sinqeritet brenda saj”.

“Sa të shkëlqyeshme e shihte botën, dhe gjithçka nxitonte ta shprehte në pikturat e saj”.

Nëna e saj tregonte më herët pasojat e sëmundjes së të bijës dhe vendimet e vështira që duhet të merrte: “Po rrezikoj që ajo të jetojë me trajtimet mjekësore. Nuk e di si do të reagojë trupi i saj, por dua që të mbetet gjallë. Është si të jetosh në një fuçi baruti. Zgjohesh në mëngjes dhe thua ‘Falemnderit Zot’”./TCH/