Gjatë ditës së djeshme në Vushtrri është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Nga Policia e Kosovës është raportuar se në shtëpinë e saj, viktima e gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, prokurori i shtetit.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.