Vdes një person në QKUK, ishte transferuar nga spitali i Gjilanit me gjendje të rënduar

Gjatë ditës së djeshme një person ka vdekur në Gjilan. Policia e Kosovës ka treguar se i ndjeri ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK për trajtim.

“Gjilan 26.05.2020-17:00. Nga spitali rajonal Gjilan është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkak të gjendjes së rëndë është transferuar në QKUK-së. Më datë 27.05.2020 rreth orës 08:00 nga QKUK-ja jemi informuar se viktima e lartcekur kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.