Lajmi i fundit

Vdekja e dyvjeçares në Kërçovë, paraburgim për babain

Pas 22 ditëve luftë për jetë, nga plagët e rënda, ndërron jetë foshnja dyvjeçare nga Kërçova, për të cilën dyshohet babai i saj, i cili është privuar nga liria gjatë ditës së djeshme.

Prokuroria Themelore Publike – Kërçovë ka dhënë urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi për veprën penale – Vrasje, kurse prokurori public, gjykatësit të procedurës paraprake I ka dorëzuar propozimin për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

29-vjeçari i dyshuar, më 18 dhjetor 2023, gjatë dhunës familjare, ka privuar nga liria vajzën e tij të lindur më 2022. Ai e ka goditur në këmbë dhe duar, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore – thyerje të kafkës së kokës, gjakderdhje në tru dhe thyerje të dy brinjve. Nga plagët e marra foshnja ka ndërruar jetë më 8 janar 2024 në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup.

BONUS VIDEO: Kosova po vazhdon të armatoset, në radhë janë anti-tankët e fuqishëm, Javelinët amerikanë