Vdekja e 4 turistëve, ambasada ruse: Besojmë në hetim të plotë nga pala shqiptare

Ambasada ruse ka reaguar për vdekjen e katër turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës.Ambasada shkruan se po vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, ndërsa bëjnë me dije se janë në kontakt të vazhdueshëm me organet ligjzbatuese.

REAGIMI:

Rreth vdekjes së katër shtetasve rusë në Shqipëri: Ambasada ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov) në një hotel afër qytetit.

Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë ligjzbatuese të vendit dhe heton rrethanat e asaj që ka ndodhur.

Ne llogarisim një hetim të plotë nga pala shqiptare e shkaqeve të vdekjes së rusëve. Njoftohen të afërmit e të ndjerit. Do të ketë riatdhesim të trupave në vendlindje.