Vazhdon votimi i anëtarëve të VV-së për apo kundër marrëveshjes me LDK-në

Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje nga ora 14:00, ka nisur referendumin partiak për këtë marrëveshje. Ky referendum do të përfshijë të gjithë aktivistët, të organizuar në të gjitha qendrat e VV-së, ku të drejtë vote kanë rreth 30 mijë aktivistë.

Rinë Zhitia, kryesuese e Komisionit Zgjedhor të Prishtinës, tha se janë hapur të gjitha vendvotimet, derisa ka ftuar të gjithë anëtarët që kanë të drejtë vote, të ushtrojnë të drejtën e tyre.

Edhe pse e diele, me të kuptuar që po organizohet ky votim, Flamur Pireva, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ka ardhur të ushtrojë të drejtën e tij.

Marrëveshjet qeveritare sipas nenit 28 të statutit të VV-së parashihen që të vendosen me anë të demokracisë së drejtpërdrejtë, me parimin një aktivist një votë. Rezultatet e këtij referendumi pritet të bëhen publike sonte në orën 19:00. 

Marrëveshjet qeveritare sipas nenit 28 të statutit të VV-së parashihen që të vendosen me anë të demokracisë së drejtpërdrejtë, me parimin një aktivist një votë.

Rezultatet e këtij referendumi pritet të bëhen publike sonte në orën 19:00.