Vazhdon të bie numri i të prekurve me COVID në Shqipëri

Tre persona kanë humbur betejën me COVID-19 dhe 149 raste të reja pozitive nga 2886 teste janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Në këtë kohë janë shëruar edhe 542 pacientë, duke çuar numrin total të të shëruarve në 101.142.

Në total, në Shqipëri kanë vdekur nga koronavirusi gjithsej 2.340 persona.

Aktualisht janë 25.974 raste aktive me COVID-19.