Vazhdon saga e klikimeve të blera. Pas sherrit me Sabriun, Ermali ka dy fjalë për Flori Mumajesin

Sabri Fejzullahu dhe Flori Mumajesi ishin në qendër të vëmendjes së mediave ditët e fundit, pas një “konflikti” virtual.

E gjitha nisi kur Fejzullahu gjatë një interviste u shpreh se shumë këngëtarë blejnë klikimet e klipeve, ndërsa mori shembull Flori Mumajesin, i cili sipas tij për një ditë ka marrë 3 milionë klikime.

Pas deklaratës së tij, Mumajesi reagoi përmes një postimi në Instagram, duke u shprehur se nuk ka qenë asnjëherë shembull për blerjen e klikimeve.

Por edhe këngëtari shumë i dashur për publikun Sabri Fejzullahu reagoi në lidhje me deklaratën e Flori Mumajesit.

Sabriu shpërndau postimin e Florit shoqëruar me emoji zemre.

Mirëpo i ftuar së fundmi në emsionin ‘1 kafe prej shpisë’ djali i Sabriut, Ermal Fejzullahu nuk e la pa përmendur dhe sherrin mes tyre dhe tregoi se nuk i kishte ardhur aspak mirë dhe veprimi i Florit i ishte dukur diçka e ulët.

Madje Ermali kishte kontaktuar dhe vettë Florin duke i kërkuar të fshijë postimin megjithatë Flori nuk e bëri.

’Më ka ardhur keq për të atë që ka ndodhur me thënë të drejtën sepse duke pasur parasysh që babai është pak tip që ka temperament, ndoshta një plaku 75 vjeçari lëshohet ndonjë fjalë pa lidhje. Mua më ka ardhur shumë keq nga kolegu, nga Flori sepse ka bërë një reagim që nuk mu ka dukur që i ka pas hije atij duke pasur së pari parasysh moshën, karrierën e tij, zhargonin që kishte përdorur në atë postim.Më është dukur e ulët’ rrëfen Ermali.

’Unë i kam kontaktuar personalisht e kam thirrur me burrni.I kam thënë që tu kisha lutur me pas parasysh që babai im ka një moshë. Meqënëse ti je ndjerë i ofenduar, s’di a e ke mizën pas veshi, por fshije atë postim.Tha nuk vlen shprehja, m’u duk shumë gjest i ulët.Sido qe të jetë jeta është e gjatë.Unë i uroj atij suksese dhe shëndet’ ka vazhduar të tregojë Ermali.

‘Gjitashtu mua më ka ardhur shumë mirë kur në telefon më kanë marrë pothuajse 80% e estradës. Kanë thënë që kjo që po ndodh , nuk është me dashtë me ndodh nga ana e personit tjetër , sepse Sabri Fejzullahu është ikonë ë Kosovës. Më erdhi mirë se duhet me qënë rea në jetë. Në një farë mënyrë ata sikur deshtën të solidarizohen në çdo mënyrë që ta mbështesin karrierën e Sabriut e cila nuk është e shitur sikur e ka cekur ai’ përfundoi këngëtari.