Vazhdon përplasja e fortë Milaim Zeka – Glauk Konjufca: Zeka ngre padi

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka thënë se do ngreh padi kundër, Glauk Konjufcës për dëmtim të imazhit, pasi ky i fundit e paditi sot për shpifje.

Shefi i Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca e ka paditur sot Milaim Zekën, për shpifje.

E lidhur me këtë lajmi.net ka kontaktuar edhe me deputetin e Nismës, Milaim Zekën, i cili ka thënë se është i njoftuar për padinë që Konjufca e ka ngritur kundër tij.

Ai ka thënë se do ta padis Konjufcën për shpifje dhe dëmtim të imazhit.

Zeka po ashtu ka thënë se ai ka fakte për deklarata të cilat i kishte thënë në një emision televiziv, se Konjufca ishte përfshirë në një skandal seksual në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Po më ka paditur, edhe unë do ta padisë atë. Edhe unë do ta padis për shpifje, për dëmtim të imazhit edhe për akuza që më ka bërë. Ai le t’i argumento senet që i ka thënë edhe unë të mijat. Unë kam fakte për deklarata për të cilat i kam thënë për të. Le të argumenton Glauku Konjufca që unë e kam mashtruar qoftë një qytetarë të Kosovës ose e kam vjedhur dikë, ai me ka thënë hajn, pra me akuzon për hajni. Ai tha në foltore të Kuvendit, se si e ndien vetën Milaim Zeka kur ecën rrugës, kur njerëzit i thonë që ky hajni, lë të tregoj Glauk Konjufca se kënd e kam vjedhur unë, dhe unë i tregojë me fakte kujt i kanë marrë para Albin Kurti në Frankfurt 140 mijë euro edhe kunja i kanë marrë 350 mijë euro për një leje të ndërtimit”, ka thënë Zeka.

Kujtojmë, se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca e ka paditur, Zekën për shpifje.