Vazhdon përplasja e ashpër VV-LDK: ‘Haki Abazi kishte sulmuar fizikisht një grua’, thotë një faqe pro LDK-së VIDEO

Një faqe pro Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka publikuar një video duke ia rikujtuar një skandal zëvendëskryeministrit në detyrë Haki Abazit.

Në këtë video shihen Shpend Ahmeti dhe Shkodran Ramadani derisa tregoj se si Abazi pas një emisioni televiziv kishte sulmuar fizikit Venera Hajrullahun, në vitin 2014, shkruan Insajderi.

Sipas, Ahmetit, Venera i kishte ngritur gishtin më pas Abazi e kishte kapur për dorë duke i thënë “uli ato duar poshtë”. As vet Venera nuk e kishte kuptuar pse ishte sulmuar aq shumë.

Tutje, Ahmeti tregon se nuk është hera e parë që zëvendëskryeministri i Kosovës Haki Abazi përfshihet në incidentët të tilla televizive.

“Edhe ma herët nuk është që Hakiu nuk është i njohur për incidente  televizive ka qenë nja me venera hajrullahu, në viti 2014 une e di sakt se pas debatit kam bisedu  me të, ka qenë një ndërhyre fizike ku Venera e cila pas emisionit nuk e ka kuptu pse është sulmuar aq shumë, e ka ngrit gishtin ky e ka kap për dorën edhe i ka thënë uli ato dure poshtë, e di se kam qenë me hakiun pas ati emisioni, bile e ka thirrur edhe bashkëshorti i Venera Hajrullahu e i ka pas thanë plotë e plotë gjana, nuk është hera e parë që Hakiu nxit kësi gjana”, kishte deklaruar Ahmeti.

Të njëjtin rast e kishte treguar edhe Shkondra Ramadani në një emision televiziv.

“Në 2014 Haki Abazi pas emsionit e ka sulmu një grua, Venera Hajrullahun edhe këta mund me ta konfirmu edhe Adriatik Kelmendi”, kishte deklaruar Ahmeti.