Papërgjegjësia e qytetarëve të Kosovës të prekur me koronavirus po vazhdon të jetë e madhe, ata nuk po respektojnë vetizolimin në shtëpi duke i thyer rregullat e IKSHPK’së.

Në Podujevë një person i infektuar me koronavirus ka thyer rregullat dhe masat e marra nga Qeveria Hoti për vetizolim.

I dyshuari kishte dalur nga shtëpia duke thyer masat dhe është kapur nga Policia e Kosovës, ndaj tij është iniciuar rast i ri nga prokurori.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili është i infektuar me Covid-19 nuk i është përmbajtur këshillave të mjekut për vet-izolim, ku dhe kishte dalë nga vet-izolimi. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si më lart”, thuhet në raportin e policisë.