Familja Berisha

Vazhdon ‘konflikti’ pasi Tuna postoi fotografi të vajzës së tij, ja çka bëri Roberti

Marrëdhëniet mes tyre ka kohë që janë të acaruara.

Madje, Robert Berisha publikisht pranoi këtë gjë, duke thënë se asnjëherë nuk dëshiron ta shoh Tunën, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo, nëse mendoni që Tuna nuk hakmerret për këto deklarata, jeni gabim.
Ajo sot ka publikuar një fotografi të një vajze në Instastory që bëri shumë zhurmë. Kjo se, vajza në foto është vajza e jashtëligjshme e këngëtarit Berisha.
Mirëpo, ndaj këtij postimi të Tunës, Roberti ka qëndruar indiferent.

Ai në Instastory hodhi dy video ku shihet se ka xhiruar vetën teksa po qëndronte në një vilë dhe nuk ka bërë asnjë “diss virtual” për kunatën e tij./Ballkani.info/