Vazhdon kërkimi i provave në Gllogjan, autobusi ruhet nga policia

Autobusi i cili u sulmua me armë automatike, edhe pas një dite, është në vendin e ngjarjes.

Në Gllogjan të Deçanit, deri para pak minutave ka patrulluar Njësia Speciale e Kosovës. Ndërkaq, pjesëtarë të tjerë të Policisë po sigurojnë këtë vend, i cili është i rrethuar me shirita.

Për rastin e vrasjes së trefishtë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se kanë marrë informacione të ndryshme.

Të vdekur në Gllogjan të Deçanit kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Një nxënës tjetër, 17 vjeçar, është plagosur dhe po trajtohet në Spitalin e Pejës.

Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti gjatë ditës ka bërë të ditur se dyshimet fillestare janë se ky sulm është kryer nga një person, por që mund të ketë ndërlidhje të shumë personave tjerë.