Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka rritur goditjen ndaj opozitës në fillim të kësaj jave, duke zgjeruar përndjekjen e zërave kritik ndaj tij. Autoritetet ruse të martën në mëngjes kanë bastisur apartamente, zyra dhe një shtëpi verore të lidhur me një politikan të zëshëm anti-Kremlin dhe të afërmit e tij.
Ish parlamentari dhe politikani i opozitës, Dmitry Gudkov tha se oficerët rusë të sigurisë bastisën shtëpinë e tij dhe familjes së tij të martën herët, ndërsa shërbimet e sigurimit kontrolluan gjithashtu apartamentet e ish-ndihmësit të tij, Alexander Solovyov dhe shefit të tij të shtabit, Vitaly Venidiktov. “Nuk e di arsyen zyrtare”, për kërkimin, tha Gudkov në kanalin e tij në Telegram.
“Por arsyeja e vërtetë është e qartë”. Babai i Gudkov, Gennady, një ish politikan dhe kritik i vjetër i presidentit, Vladimir Putin, shkroi në Tëitter se policia ka hyrë në shtëpinë e tyre, gjoja për kërkime.
“Të gjithë telefonat janë shkëputur. Arsyeja e kërkimit nuk dihet. Brenda kishte fëmijë, nipër e mbesa”, ka shkruar ai. Shërbimet e sigurisë së Rusisë gjithashtu kryen një kontroll në zyrën e Gudkov në Kolomna, rreth 100 kilometra jashtë Moskës, si dhe apartamente të anëtarëve të tjerë të familjes. Pas burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny dhe shpërbërjes së pasuesve të tij me një fushat agresive në fillim të këtij viti, Kremlini ka intensifikuar goditjen e tij kundër partive dhe politikanëve të opozitës përpara zgjedhjeve parlamentare të planifikuara këtë vjeshtë. Goditjet mori edhe një ish-udhëheqës i Rusisë së Hapur, lëvizja opozitare e themeluar nga kritiku i mërguar i Kremlinit, Mikhail Khodorkovsky, që u tërhoq nga një aeroplan të hënën në mbrëmje dhe u ndalua nga autoritetet në Aeroportin Pulkovo të Shën Petersburg ndërsa po planifikonte të fluturonte për në Varshavë , Poloni.
Të dy Dmitri dhe babai i tij, Genadi ishin parlamentarë në dhomën e ulët të Rusisë, e njohur si Dumës Shtetërore. Gennady u përjashtua më 2012 nga një votim i ligjvënësve mbi akuzat për korrupsion, ndërsa Dmitry u përjashtua nga partia “Një Rusi e Drejtë” në vitin 2013 dhe humbi vendin e tij në Dumën e Shtetit në zgjedhjet parlamentare të Rusisë në Shtator 2016.







