Me dëgjimin e bisedave të përgjuara sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.
Në seancën e kaluar janë dëgjuan mbi 80 biseda në periudhën midis rrethit të dytë dhe të tretë të zgjedhjeve lokale në vitin 2013.
Në pjesën më të madhe të bisedave është dëgjuar zëri i ish ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski se si flet me anëtarë të partisë dhe drejtorë në ditën e zgjedhjeve dhe pas, bën analiza për rezultatet e zgjedhjeve nga rrethi i dytë dhe aty ku ju konvenon të mbahet rrethi i tretë në komunën Qendër.
Në fillim të seancës së kaluar Gjykata vendosi që ish-kryeministri Nikola Gruevskin, i cili gjendet në arrati në Hungari, të gjykohet në mungesë.
Në rastin “Titanik” përveç Nikola Gruevskit të akuzuar janë edhe ish-zyrtarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Gordana Jankulovska, BIljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilia Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevkski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviç dhe Lenga Rashajkovska.
Rasti është në procedurën e provave dhe deri tani janë dëgjuar rreth 950 biseda, mbi një mijë të propozuara nga PPS-ja si dëshmi.







