Vazhdon gjuetia ndaj mediave në Rusi, arrestohen studentët që po botonin një revistë opozitare

Autoritetet e zbatimit të ligjit kanë bastisur zyrën e botimit të studentëve në Moskë, ‘DOXA’ dhe shtëpitë e redaktorëve të saj. Kjo ka ndodhur për shkak se Kremlini është duke i parë këta studentë si mbështës të kritikut të burgosur të Putinit, Alexei Navalny.

Autoritetet ruse kërkuan që ‘DOXA’ të hiqte një nga videot e saj nga rrjetet sociale duke u kërkuar studentëve të dilnin në rrugë në mbështetje të Navalny pavarësisht nga frika e dëbimit. DOXA tha se e kishte fshirë videon me kërkesë të autoriteteve dhe pohon se nuk përmban thirrje për veprimtari të paligjshme.

“Oficerët e sigurisë kryen kontrolle në zyrën e DOXA dhe shtëpitë e redaktorëve Armen Aramyan, Vladimir Metelkin, Alla Gutnikova dhe Natasha Tyshkevich”, u tha në një deklaratë publike nga DOXA.

DOXA vuri në dukje se autoritetet e zbatimit të ligjit thyen derën e zyrës dhe sekuestruan pajisjet e xhirimit. Disa orë më vonë, DOXA citoi autoritetet të thoshin se Tyshkevich po përballet me akuza për thirrje të të miturve për të marrë pjesë në protestat e paautorizuara pro-Navalny në janar dhe shkurt. Shkeljet e ligjit, të cilat Rusia i miratoi kundër protestave, që u frymzuan nga opozitari Navalny anti-Kremlin, dënohen me deri në tre vjet burg. Sipas avokatit të të drejtave të njeriut Pavel Chikov, Aramyan është akuzuar për “nxitje të të miturve për të kryer veprime të paligjshme përmes internetit”.

Të katër nga stafi dhe redaktorët e DOXA u sollën në Komitetin Hetimor për t’u marrë në pyetje pas bastisjeve. Zyrtarët e sigurisë gjithashtu kontrolluan shtëpitë e familjeve të Aramyan dhe Gutnikova, tha njoftimi i DOXA. “Do të vazhdojmë të mbulojmë gjëra që janë të rëndësishme për të rinjtë dhe ne do të vazhdojmë të ngrihemi për të drejtat e tyre”, u tha në deklaratën e DOXA.

Platformat e mediave sociale duke përfshirë TikTok dhe Twitter janë gjobitur me miliona rubla për lëshimin e thirrjeve të ngjashme për protesta që Rusia i ka krahasuar me nxitjen e të miturve për të marrë pjesë në tubime të paautorizuara dhe ndërhyrje të huaja. Vala e këtij viti e protestave pro Navalny çoi në më shumë se 10 mijë të arrestuar, dhjetëra çështje penale kundër protestuesve dhe pretendime të përhapura të dhunës policore.