Helikopterë

Vazhdon gara e armatimit në Ballkan, Kroacia i merr nga SHBA dy Black Hawk

Ky donacion i kushton SHBA rreth 52 milionë dollarë, pasi që këta lloje helikopterësh janë ndër dhjetë më të shtrenjtit luftarak.

Negociatat për donacionin kanë përfunduar në Zagreb nga përfaqësuesi i Pentagonit, shkruajnë mediat kroate.

Marrëdhëniet diplomatike mes Kroacisë dhe SHBA janë vendosur që nga viti 1992, kur shteti kroat u nda nga ish federata jugosllave me pëlqimin e SHBA.

Që nga atëherë shteti kroat ka shënuar të arritura në marrëdhëniet diplomatike me shtetet përendimore, duke u bërë anëtare e Unionit Evropian, duke pasur buxhet pozitiv shtetëror që nga viti 2013, inflacion të ultë dhe duke investuar shuma të mëdha në infrastrukturë, transport, telekomunikacion dhe infrastrukturën energjetike, të gjitha këto me mbështetjen e perëndimit, shkruan ballkani.info.

Kundër gjithë këtij procesi kanë qenë shtetet pro ruse, si shteti serb, i mbështetur direkt nga Rusia. Kjo çojë këto dy vende ballkanike të nisin një lloj ‘lufë të ftohtë’ sa i përket investimeve kapitale nga dy fuqitë aktuale botërore (SHBA dhe Rusia).

Të dy shtetet ballkanike, Serbia dhe Kroacia, furnizimin ushtarak (armë, mjete transportuese) e bëjnë veçmas, Serbia nga shteti rus dhe Kroacia nga SHBA.

Në vitin 2017 shteti serb ka shpenzuar rreth 693.80 milionë dollarë amerikanë në vit, për financimin e ushtrisë, duke përfshirë këtu edhe investimet e jashtme, përderisa shteti kroat ka investuar rreth 745.05 milionë dollarë.

Kroacia në rënditjen e fuqive më të mëdha ushtarake ballkanike renditet e 5, duke u renditur pas Turqisë, Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, ndërsa lë prapa shtetin serb, Shqipërinë, Slloveninë etj. /Ballkani.info/