Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se sot do të fillon Festari-Festivali i Kulturës dhe verës në sheshin e qytetit, raporton Ballkani.info.

Muharremaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar për aktivitet që do të bëhen në këtë Festival.

“FESTARI-Festivali i Kulturës dhe verës🍇🍁Aktivitete sportive, me sportistët me nevoja te veçanta🧑‍🦽👨‍🦼”, ka shkruar ai.

Ai ka treguar se nga ora 18:00 do të mbahet revyja e rapsodëve Rizah Bllaca.

“REVYJA E RAPSODËVE RIZAH BLLACA🎶 20 Shtator/September 202318:00h/Sheshi i Qytetit Ju mirëpresim! #festari2023#edicioni22 #festari #Theranda #kosovo”, ka shkruar Muharremaj.

Festari-Festivali i Kulturës dhe verës është edicioni i 22-të./Ballkani.info/