Vazhdon ‘festa’ e VV-së pas dorëheqjës së Haradinajt, e shpallin kandidaturën e Albinit për kryeministër (FOTO)

Kryeministri Ramush Haradinaj dje dha dorëheqjes pas ftesës që i është bërë nga Gjykata Speciale.

Ndërkaq sot, partneri i tij i koalcionit, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha se pas dorëheqjes së Haradinajt, zgjedhjet e parakohëshme janë të pashmangshme. Njëjtë ka thënë dje edhe Haradinaj, si dhe partitë opozitare, LDK, VV dhe PSD.

Tash pritet që të shpërbehet Kuvendit dhe brenda afatit 45 ditësh të caktohet data e zgjedhjeve.

Kjo ka bërë që aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që nga dje ta nisin fushatën “Albini kryeministër”, shkruan Ballkani.info.

Kësaj fushate më të madhe po i prin deputetja Fitore Pacolli.

Ajo edhe sot ka organizuar aktivistët e partisë, të cilët kanë lëshuar në ajër balona me mbishkrimin “Albini kryeministër”.

Nuk dihet nëse Albin Kurti do të jetë kandidat për kryeministër i një koalicioni të mundshëm parazgjedhor me LDK-në, por sigurisht se kandidat i partisë së tij do të jetë nëse shkohet ndamas në zgjedhje.

Të kujtojmë se Kurti edhe sot i ka bërë ftesë publike Isa Mustafës që LDK e VV të hyjnë bashkë në zgjedhje. Megjithatë, disponimi i LDK-së është të shkohet e vetme, pasi që sondazhet aktualisht e rendisin si partia e parë. /Ballkani.info/

loading…