Vazhdon beteja e Trumpit me gazetarët: “Jam përgjigjur në çdo pyetje, gazetari kishte qëllime të këqija”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se i ka shkruar me dorë të vet përgjigjet për pyetjet e gazetarit të CNN-it, Jim Acosta, dhe mohoi se është ndier i nervozuar nga përmbajtja e tyre. Ai deklaroi se i është përgjigjur atyre pyetjeve me shumë lehtësi. Pritet që përgjigjet e shkruara të presidentit të publikohen në ditët e ardhshme.

Para gazetarëve, ai u ankua se ka qenë i zënë dhe se i është nevojitur ca kohë për t’i përfunduar përgjigjet, por ai shfaqi dyshime për qëllimet e gazetarit që ia kishte shtruar pyetjet. “Ju gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm kur iu përgjigjeni njerëzve të cilët ndoshta kanë qëllime të këqija”, tha ai. Pyetjet e gazetarit kishin të bënin me ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA dhe përkrahjen e tyre për Trumpin.

Këto komente ai i bëri pasi avokatët e tij e shtyen datën e publikimit të përgjigjeve, të cilat kishin planifikuar t’i publikojnë të enjten e kaluar. Në anën tjetër, hulumtimi i gazetarit Acosta si duket nuk po i pëlqen Trumpit, sepse ky hetim ka sjellur ngritjen e akuzave për 32 persona, 26 prej të cilëve janë rusë. Katër ndihmës të presidentit janë deklaruar fajtorë për disa akuza. Rasti i fundit ishte ai i shefit të fushatës, Paul Manafort, në shtatorin e kaluar.

Thuhet se Trumpi është takuar me avokatët e tij për çdo ditë gjatë kësaj jave dhe i ka rishikuar përgjigjet e tij. Njëra prej këtyre takimeve kishte zgjatur më shumë se katër orë dhe ishte ndërprerë për shkak të disa telefonatave të rëndësishme. Ai tha se hulumtimi i gazetarit është i paligshëm dhe se ekipi i tij po i kërcënon njerëzit me qëllim që t’i marrin përgjigjet që i dëshirojnë.

Me hetimin e kësaj çëshjeje është duke u marrë Këshilli Special, ndërsa hetimi po udhëhiqet nga hetuesi special i këtij këshilli, Robert Mueller. Ai është duke hetuar se a ka pasur ndërhyrje nga Rusia në zgjedhjet e vitit 2016 dhe a ka qenë presidenti aktual i përfshirë në këtë. Në anën tjetër, Trumpi i ka mohuar fuqishëm akuzat, duke e qujtuar këtë hetim si “gjueti e shtrigave”. Të enjten, ai shkroi në “Twitter” se hetuesi Mueller është një person i hutuar dhe se i tërë hetimi është një farsë. Ai gjithashtu tha se të gjithë të përfshirët në këtë hetim të gjatë janë turpi i kombit.

Kjo deklaratë erdhi vetëm një javë pasi presidenti e detyroi të dorëhiqej këshilltarin ligjor dhe e zëvendësoi me dikë tjetër. Tash, i sapoemëruari Whitaker ka të drejtë që ta shkarkojë hetuesin special, Robert Mueller, dhe mund t’i japë fund hetimit. Në një deklaratë për gazetarë, ai tha se hetimi i ka çuar dëm miliona dollarë dhe nuk do të duhej të nisej fare.

Në vitin 2016, agjencitë amerikane të inteligjencës zbuluan se Rusia i kishte autorizuar disa sulme kibernetike dhe kishte publikuar lajme të rreme në rrjetet sociale me qëllim të dëmtimit të kandidates së atëhershme demokrate per presidente, zonjës Hillary Clinton. Tash, një ekip hetuesisht, të udhëhequr nga Robert Mueller, është duke kryer hetime për të parë se a ka qenë ndokush nga njerëzit e Trumpit i përfshirë në këto ndërhyrje.

Deri tash, është zbuluar se anëtarë të rëndësishëm të ekipit të Trumpit ishin takuar me zyrtarët rusë dhe se disa prej këtyre takimeve në fillim ishin mbajtur të fshehura. Djali i presidentit, Donald Trump Jr, e kishte takuar një avokat rus gjatë fushatës. Për më tepër, ish-këshilltari Papadopoulos kishte pranuar se e ka gënjyer FBI-në për takimet me rusët.

Katër persona të lidhur me fushatën e Donald Trumpit tashmë janë akuzuar dhe ndaj tyre mund të ngriten edhe akuza tjera. Personat e akuzuar janë: Paul Manafort, shef i fushatës, Rick Gates dhe George Papadopoulos, këshilltarë, dhe ish këshilltari i sigurisë kombëtare, Michael Flynn.

Njohësit e zhvillimeve politike në Shtëpinë e Bardhë presin që të ketë ndryshime në pozita kyçe të Shtëpisë së Bardhë. Kjo po bazohet në disponimin e rënduar të Trumpit ndaj mediave dhe në disa burime të tërthorta brenda Shtëpisë së Bardhë, të cilat thonë se brenda saj po pritet një stuhi ndryshimesh dhe se udhëheqësia e shtetit po ndihet e kërcënuar nga brenda dhe nga jashtë, shkruan “BBC”.