Ruzhdi Shehu

Vazhdon asfaltim i rrugës Junik-Gjeravicë

Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu ka inspektuar sot punimet të cilat janë duke u zhvilluar në asfaltimin e rrugës Junik-Gjeravicë.

Komuna e Junikut nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se projekti i asfaltimit të rrugës do të lehtësojë qasjen në atraksionet natyrore të Gjeravicës, duke krijuar mundësi të reja për bizneset lokale dhe qasje më të lehtë për turistët

Njoftimi i plotë

Po vazhdon Asfaltimit i Rrugës Junik-Gjeravicë

Kryetari i Komunës së Junikut, z. Ruzhdi Shehu, ka inspektuar sot punimet në asfaltimit të rrugës Junik-Gjeravicë. Kjo rrugë me rëndësi publike pritet të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin ekonomik dhe turizmin malor.

Projekti i asfaltimit të rrugës do të lehtësojë qasjen në atraksionet natyrore të Gjeravicës, duke krijuar mundësi të reja për bizneset lokale dhe qasje më të lehtë për turistët. z. Shehu theksoi rëndësinë projektit infrastrukturor asfaltimin e rrugës Junik – Gjeravicë, projekt ky që ndikon në nxitjen e rritjes ekonomike të qytetarëve të Junikut dhe më gjerë.