Vazhdon aksioni i Policisë për sekuestrimin e kamerave të sigurisë të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë

Që nga orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është duke e zhvilluar një aksion në Shtërpcë.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Policia e Kosovës qysh në orët e hershme të mëngjesit është duke bërë konfiskimin e kamerave të sigurisë dhe dokumenteve të ndryshme të strukturave ilegale në qytetin e Shtërpcës.

Nga Prokuroria Themelore përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se ende nuk ka asnjë të arrestuar nga ky aksion.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Policia e Kosovës, sot, është duke zhvilluar një aksion në Shtërpcë, përkatësisht, janë duke u bastisur katër (4) lokacione të ndryshme, si dhe është duke u bërë largimi i kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Lidhur me këtë aksion, persona të arrestuar për momentin ende nuk ka.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni.