Vazhdon aksioni i policisë për largimin e automjeteve nga trotuaret në Prishtinë (FOTO)

Policia e Kosovës është duke vazhduar aksionin e largimit të veturave nga vendparkimet e ndaluara në kryeqytet.

Gjatë ditës së sotme, aksioni ka vazhduar në rrugën ‘UÇK’, ku janë larguar nga trotuaret disa vetura, ndërsa janë gjobitur disa të tjera, shkruan Ballkani.info.

Kujtojmë se vetëm në ditën e parë të aksionit, Policia e Kosovës kishte gjobitur mbi 130 vozitës. /Ballkani.info