Policia dhe Inspektorati i Kosovës sonte kanë nisur aksione për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID nga personat fizik dhe juridik të vendosura nga Qeveria e Kosovës.
Ata aksionin janë duke e zhvilluar edhe në Prishtinë tek lokacioni i njohur “Kafetë e Rakisë”.
Në aksionet në kryeqytet është parë që ka marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Masat janë rigoroze dhe pritet mbyllja e atyre lokaleve që nuk i respektojnë ato.
Ballkani.info më herët ju solli fotografi nga aksioni i policisë në rrugën “Fehmi Agani” apo siç njihet ndryshe “Kafet e Vogla”.
Të kujtojmë se në shumë qytete tashmë janë mbyllur disa lokale, si në Gjakovë, Vushtrri, etj. /Ballkani.info/







