Vazhdojnë thirrjet, deputeti i LDK-së: Koha është që disa të lëshojnë rrugë

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar pas humbjes së LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë.

“Të premten në intervistën “Pa maska” e thash qytetari na ka lexu letrat, po e din per secilin kush është. Mesazhi i Podujevës duhet të lexohet drejtë, mashtrimi e dyfytyrësia ska vend në politikë. Koha është që disa me lëshu rrugë”, ka shkruar Avdyli.

Avdyli është kundërshtar i zëshëm i lidershipit të LDK-së dhe përkrahës i flaktë i Vjosa Osmanit. /Ballkani.info/