Vazhdojnë skandalet te Serbia: Lojtarët përleshen mesvete, thuhet se ata kanë pasur lidhje me të dashurat e njëri-tjetrit

Përpara ndeshjes kyçe të xhiros së fundit të fazës së grupeve të Botërorit kundër Zvicrës, kombëtarja e Serbisë është tronditur nga një skandal.

Sipas raportimeve të mediumit kroat “24sata.hr” bëhet e ditur se futbollistët serbë janë përleshur me njëri-tjetrin për, siç thuhet, lidhje të supozuara mes disa lojtarëve dhe të dashurave të të tjerave, transmeton Demokracia.com.

Pas barazimit me Kamerunin në xhiron e dytë të Kupës së Botës në Katar (3-3), pakënaqësi e madhe ka në ekipin serb të futbollit. Vendosja në raundin e 16 tani varet nga fitorja kundër Zvicrës, ndërsa Kameruni nuk duhet të mundë Brazilin (në atë rast do të vendoste diferenca e golave).

Nga disa burime pranë kombëtares mësohet se situate përveç krizës së rezultateve është e tensionuar edhe për shkak të akuzave të dyshuara për një skandal seksual.

Mesazhe dhe thashetheme po qarkullojnë për gjoja marrëdhënie intime mes disa lojtarëve me të dashurat apo gratë e lojtarëve të tjerë, të cilat dyshohet se kanë çuar në një sherr në stërvitje.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar dhe Federata e Futbollit të Serbisë nuk ka bërë të ditur asgjë. Nga ana tjetër, kapiteni Dushan Tadiq (34) i hedh poshtë këto pretendime.

“Nuk ka pasur kurrë një atmosferë më të mirë mes lojtarëve. U krijua një komunitet, kaq. Duhet vetëm të qëndrojmë kështu deri në fund”, tha lojtari i Ajax.