Janë duke vazhduar pritjet e gjata në pikat kufitare Kosovë – Serbi. Në Jarinje pritjet për të dalë nga territori i Kosovës janë deri në tri orë, ndërsa për të hyrë janë deri në dy orë.
Pritje të gjata ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Për të dalë nga Kosova pritjet janë dy orë e gjysmë e për të hyrë një orë, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Po ashtu edhe në pikën kufitare Merdar dhe Bërnjakë pritjet janë nga gjysmë ore. E pritje ka edhe në Muçibabë.







