Kroacia

Vazhdojnë përplasjet kryeministër-president në Kroaci, ironizon Plenkoviq: Milanoviq do të jetë kandidati i Rusisë për shef të NATO-s

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq deklaroi se është i sigurt se presidenti, Zoran Milanoviq do të jetë kandidati i Rusisë për shef të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë NATO-s.

Në një përgjigje të deklaratës së Milanoviqit se ai është në pritje të një posti në Bruksel dhe për këtë arsye po mendon që t’i shpallë zgjedhjet e reja parlamentare, Plenkoviq me ironi theksoi se është i sigurt se “Milanoviqi është kandidati i Rusisë për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s”.

Për deklaratat se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në muajin prill ose maj, shefi qeverisë kroate thotë se për herë të fundit ato janë mbajtur në korrik, raporton jutarnjilist.

“Dhe nëse do të jetë një javë më herët apo më vonë, nuk ka rëndësi, sepse gjithçka do të jetë brenda ligjit”, tha kryeministri.

Ndryshe, Plenkoviq dhe Milanoviq vijnë prej partive të ndryshme politike dhe kjo nuk është hera e parë që kanë mosmarrëveshje rreth ngjarjeve të ndryshme vendor dhe botërore.

Kujtojmë se Milanoviq kishte deklaruar se Ukraina nuk mund ta rikthejë Krimenë gjersa Plenkoviq ka mbështetur vazhdimisht shtetin ukrainas, duke respektuar sovranitetin e saj.

VIDEO BONUS: Keqpërdorime në njësinë për patentë shoferë në Pejë, Durmishi paralajmëron anulimin e provimeve