Vazhdojnë përplasjet, Dardan Molliqaj i reagon ashpër Liburn Aliut, ia përmend edhe Berat Buzhalën
Deputeti nga radhët e PSD-së Dardan Molliqaj i është kundërvi, Liburn Aliut nga radhët e VV-së ku ky i fundit në një postim në facebook ka thënë se “Eksponentë të atyre që u larguan nga VV, po thonë se protesta ishte vetëm për një njeri, për Albinin. Në fakt, ky është vajtimi i tyre për planin që u ka dështuar. Ata kanë menduar që TË GJITHË do të dalin nga VETËVENDOSJE! dhe, siç edhe kanë thënë “Albini do të mbetet vetëm, si Adem Demaçi, pa organizatë!”. E kundërta ndodhi. Mbështetja për VV vetëm sa është rritur kurse ata janë në pazar – kujt do t’i shiten për koalicion parazgjedhor meqë nuk e kalojnë dot as gjysëm pragu”, ka shtuar Aliu në Facebook.
Ndërkaq Molliqaj i është kundërpërgjigjur duke i thënë se “Çdo ditë na flasin se si PSD-ja qenka parti e vogël, e në anën tjetër nuk ndalen me sulmet e tyre ndaj nesh. Sot, Liburn Aliu dhe Berat Buzahala qenkan sinkronizuar mirë me sulmet e tyre. Dikur, kur me Liburnin ishim së bashku në VV, ndanim mendime të njëjta për Buzhalën. Sa herë që ky i fundit na sulmonte, talleshim dhe thoshim: Përderisa Buzhala na sulmon, jemi në rrugë të drejtë. Në momentin kur ai fillon të na lavdërojë, atëherë diçka nuk është në rregull me neve”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
“Sot Buzhala po e lavdëron dhe mbështetë VV-në, e VV po e mirëpret mbështetjen e tij. Madje edhe po bashkëpunojnë dhe po koordinohen për ta sulmuar PSD-në me gjuhën e njëjtë”, ka thënë Molliqaj.