Komuna e Junikut gjithnjë e më shumë po merr epitetin e një komune të zhvilluar ekonomikisht dhe në aspektin turistik.
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, sot ka nënshkruar investimin afro 400 mijë euro për infrastrukturën turistike në Junik.
Postimi i plotë i Shehut:
💶 388,339 € investim për infrastrukturën turistike në Junik!
Sot, së bashku me Zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, z. Elldin Uglari, nënshkruam marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit:
“Përmirësimi i infrastrukturës lokale për rritjen e potencialit turistik në Komunën e Junikut.”
Ky investim i drejtpërdrejtë do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e qasjes në zonat turistike, rrugët lokale dhe infrastrukturën mbështetëse, duke krijuar kushte më të mira për vizitorët dhe komunitetin tonë.
💡 Me këtë projekt i japim hov zhvillimit të turizmit, duke e bërë Junikun më të qasshëm, më funksional dhe më të hapur ndaj mundësive të reja.
#JunikuNëZhvillim






