Vazhdojnë gërmimet në varrezat në “Mati 1”, ky është vendi ky po dyshohet se ka mbetje mortore nga lufta në Kosovë

Të martën kanë vazhduar gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore në varrezat e Muhaxherëve në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Aty dyshohet të jetë varrosur një person i nacionalitetit shqiptar i vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Të hënë në këtë lokacion është janë gjetur mbetjet mortore të një personi, ka konfirmuar për Ekonomia Online, Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit.