Në ora 18:00 ishte paraparë që të fillonte seanca e jashtëzakonshme për votimin e presidentin e ri të vendit.
Vjosa Osmani është emri më i lakuar për shefin e ri të shtetit, derisa për kundërkandidat ka anëtarin e listës së saj, Nasuf Bejtën, shkruan Ballkani.info.
Por kur kanë kaluar 30 minuta, ende nuk është parë asnjë deputet i asnjërit prej subjekteve politike në Kuvendin e Kosovës.
Kujtojmë që pak para orës 18:00, Lëvizja Vetëvendosje ka hequr edhe zyrtarisht iniciativën për të votuar Ligjin për Zgjedhjet.







