Vazhdojnë demantet ndaj Vuçiqit, Kosova dhe Eswatini flasin për përforcim marrëdhëniesh

Ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, Ilir Kapiti, është takuar me Komisioneren e Lartë, Thandazile P. Mbuyisa, në Ambasadën e Eswatinit në Londër, ku kanë folur për përforcim marrëdhëniesh.

Takimin e ka bërë të ditur Kapiti me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke thënë se po synohet përforcimi i marrëdhënieve dhe hapja e rrugëve të reja ekonomike, shkruan Demokracia.com.

“Sot realizova një vizitë me Komisioneren e Lartë, znj. Thandazile P. Mbuyisa, në Ambasadën e Mbretërisë së Eswatinit, në Londër. Ishte kënaqësi që trajtuam ngjarjet aktuale globale dhe mezi po presim të forcojmë marrëdhëniet tona dhe të eksplorojmë mundësi të reja ekonomike”, deklaroi Kapiti.

Mbretëria e Eswatinit ishte një ndër shtetet e përmendura ku presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pretendoi se e kanë çnjohur Kosovën.