Vashat e Kosovës munden edhe nga Sllovenia

Rezultati: Dardanët 0-3 Sllovenia

Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka pësuar humbjen e radhës në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

‘Dardanet’ janë mposhtur 0-3 nga Kombëtarja e Sllovenisë, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Pamela Begic në minutën e 14’, kaloi në epërsi 0-1 mysafiret, para se Nina Predanic në minutën e 37’, të dyfishonte epërsinë.

Rezultati përfundimtar u vendos në minutat shtesë të ndeshjes, për 0-3

Me këtë humbje, Kosova mbetet në kuotën e gjashtë pikëve, duke u renditur në vendin e katërt në grupin A.