Vasfije Krasniqi

Vasfije Krasniqit i njihet statusi i viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës ka marr vendim për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale për Vasfije Krasniqin.

Disa muaj më parë, Krasniqi përmes QKRMT-së ka aplikuar te Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ndërsa sot Komisioni ka marrë Vendim për njohjen statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Vasfije Krasniqi ka vendosur që këtë vendim ta pranojë publikisht prej Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Kransiqi iu bashkangjit kampanjës “Bëhu zëri im”, ku me rastin e shënimit të 19-të vjetorit të QKRMT-së, vendosi të del hapur dhe të rrëfej për përjetimin e saj dhe sfidat ndaj qasjes në drejtësi.