Vasfije Krasniqi për rastin e 11 vjeçares: Kosova urgjent të nxjerr ligjin për kastrim kimik, nuk ka zgjidhje tjetër

Deputetja e LVV-së, Vasfije Krasniqi-Goodman ka reaguar lidhur me rastin e dhunimit të 11 vjeçares e cila dyshohet se u dhunua nga pesë persona për shtatë orë rresht.

Krasniqi-Goodman ka thënë se Kosova urgjent duhet të nxjerr ligjin për Kastrim Kimik.

 “Mjaftë është mjaftë, Kosova urgjent të nxjerr ligjin për Kastrim Kimik, nuk kemi zgjidhje tjetër”, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

Ajo ka thënë se është e tronditur me këtë rast, derisa kryerësit e kësaj vepre i ka quajtur barbarë me pamje njeriu

“Barbarë me pamje njeriu” E, shokuar, madje as ne këtë moment nuk po arrij me marr veten time nga lajmi që më tronditi, më tronditi kaq shumë sa nuk mund të gjejë shprehje ta shpreh indinjatën time të thellë. Se sa, vuaj në shpirt kur dëgjoi diçka të tillë e din vetëm Zoti, më dhemb shpirti sepse, edi që jeta e një të miture është shkatërruar nga, disa barbarë, barbaria dhe barbaret nuk duhet të kenë vend në shoqërinë tonë”, ka shkruar deputetja e LVV-së.