E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman ka vendosur ti hyjë garës për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, por sipas burimeve të afërta me të ajo është ende e pavendosur plotësisht se me cilën parti do të garoj.

Krasniqi Goodman dje ka qenë në bisedime me zyrtarë të lartë të PDK-së, por ndërkohë mësohet se paralelisht kishte negociuar edhe me zyrtarë të Vetëvendosjes.

I njëjti burim ka treguar se Vasfije Krasniqi ka negociuar edhe pas VV sërish me PDK por që VV deri tani i ka premtuar gjithçka për ta bindur atë ti bashkohet listës së VV.

Mbetet të shihet gjatë ditë së sotme që është edhe dita e fundit, se a do ti bashkohet PDK apo joshjes së ofertave të shumta që ia ka bërë VV.